BallinaKronikeNga të afërmit tek personat me të cilët piu kafe/ Hetimet e...

Nga të afërmit tek personat me të cilët piu kafe/ Hetimet e policisë për vrasjen e efektivit të FNSH, misteri i celularit

Policia e Lezhës ende nuk ka një të arrestuar të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, vrasje e ndodhur të shtunën në fshatin Gajush.

Mësohet se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse.

Raportohet se janë pyetur personat që kanë pirë kafe apo shokë të 26-vjeçarit që ka pas kontakt në ditët e fundit. Po ashtu edhe rrethi familjar apo të afërm të tjerë.

Misteri i celularit

Ndërkohë, sipas burimeve, nga kontrolli i telefonit të viktimës nuk janë gjetur thirrje dhe mesazhe, pasi dyshohet se Xhulio Prela i fshinte në vazhdimësi.

Aparati celular i tij është dërguar për analizim të specializuar për të zbardhur komunikimet telefonike apo dhe mesazhet që mund të ketë shkëmbyer, çka mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana tjetër, mësohet se në momentin e ngjarjes Xhulio Prela e ka pasur me vete armën e Policisë.

Ajo është gjetur brenda çantës që mbante me vete, çka do të thotë se nuk ka tentuar ta përdorë në momentin kur është përballur me ekzekutorët.

Xhulio Prela me origjinë nga Puka dhe me banim në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ishte bërë pjesë e Policisë së Shtetit në një moshë të re. Për rreth dy vite ka punuar si efektiv Policie i Rendit në Komisariatin e Policisë në Lezhë dhe më pas ishte zhvendosur në Repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Në pjesën më të madhe të kohës ishte i shkëputur nga puna, pasi ndiqte shkollën në Akademinë e Policisë në Tiranë ku ishte student në vitin e tretë.

Po ashtu, i riu ka kryer dhe studimet e larta për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular