BallinaKryesoreShorti për Botërorin/Shqipëria me Anglinë, kombëtaret europiane mësojnë kundërshtarët

Shorti për Botërorin/Shqipëria me Anglinë, kombëtaret europiane mësojnë kundërshtarët

Ndonëse nga starti i edicionit të 22-të të kampionatit Botëror na ndan edhe shumë kohë, pasi starti i tij është programuar për në 21 nëntor 2022 (ndërsa finalja e tij do të luhet 18 dhjetor 2022), sot duke filluar nga ora 18:00, Kombëtarja e Shqipërisë dhe 54 federatat e tjera të kontinentit të vjetër do të mësojnë kundërshtarët dhe rrugën që i pret të kryejnë drejt objektivit dhe ëndrrës së madhe për të marrë pjesë në “Katar 2022”.

Nëse ky udhëtim (eliminatoret) ka nisur prej kohësh në Afrikë, Azi dhe Amerikë të Jugut, Europa do të nisë të duelojë për të qenë prezent në Katar, me ndeshjet e para që janë në program më datë 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022. Kontinenti i vjetër do të dërgojë në gadishullin Arabik 13 përfaqësuese, të cilat do të dalin nga 10 grupet që do të kompletohen dhe do të zbardhen pasditen e sotme (7 dhjetor 2020),  në zyrat e FIFA-s në Zyrih.

Shqipëria, e cila pret ashtu si pjesa tjetër e kombëtareve të kontinentit të vjetër të njohë rivalet e saj, është e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. Kuqezinjtë e Rejas rrezikojnë grupe ferri, por edhe sfida epike, duke parë edhe të kaluarën, si ajo me Serbinë.

55 kombëtaret do të ndahen në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe do të kenë në përbërje të tyre 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera do të kenë në përbërje 6 skuadra. E sigurt deri tani është që 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do të jenë pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e Francë-Belgjikë), për trofeun e Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet në dy qytetet italiane, Milano e Torino.

SHORTI:

Grupi A:

1. Portugalia

2. Serbia

3. Irlanda

4. Luksenburg

5. Azerbajxhani

Grupi B:

1. Spanja

2. Suedia

3. Greqia

4. Gjeorgjia

5. Kosova

Grupi C:

1. Italia

2. Zvicër

3. Irlanda e Veriut

4. Bullgaria

5. Lituania

Grupi D:

1. Franca

2. Ukraina

3. Finlanda

4. Bosnjë Hercegovië

5. Kazakistani

Grupi E:

1. Belgjika

2. Uells

3. Çekia

4. Bjellorusia

5. Estonia

Grupi F:

1. Danimarka

2. Austria

3. Skocia

4. Izrael

5. Ishujt Faroe

6. Moldavia

Grupi G:

1. Holanda

2. Turqia

3. Norvegjia

4. Mali i Zi

5. Letonia

6. Gjibraltari

Grupi H:

1. Kroacia

2. Sllovakia

3. Rusia

4. Sllovenia

5. Qipro

6. Malta

Grupi I:

1. Anglia

2. Polonia

3. Hungaria

4. Shqipëria

5. Andorra

6. San Marino

Grupi J:

1. Gjermania

2. Rumania

3. Islanda

4. Maqedonia e Veirut

5. Armenia

6. Lihtenshtejn

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular