BallinaKronike25-vjeçari në Tiranë u qëllua për vdekje nga polici, çfarë u zbulua...

25-vjeçari në Tiranë u qëllua për vdekje nga polici, çfarë u zbulua në vendin e ngjarjes

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Laprakë (Tiranë), ku u vra nga policia një 25-vjeçar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se :

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

25-vjeçari në Tiranë u qëllua për vdekje nga polici,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular