BallinaKronike"Rrinte në lagje se ishte pa punë..."/ Çfarë thanë fqinjët e 25...

“Rrinte në lagje se ishte pa punë…”/ Çfarë thanë fqinjët e 25 vjeçarit të vrarë nga policia, efektivi mbahet në komisariat

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

Fqinjët thonë se vërtetë 25 vjeçari nuk ngacmonte njeri.Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.

“Rrinte në lagje, nuk shqetësonte njeri. Ishte djalë shumë i mirë. Ishte i papunë, por nuk ngacmonte njeri”, thonë fqinjët.

Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

"Rrinte në lagje se ishte pa punë..."/  Çfarë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular