BallinaKronikeVrasja e Klodjan Rashës/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja në...

Vrasja e Klodjan Rashës/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja në një ‘rrugicë qorre’, 100 metra larg shtëpisë

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

“Balkanëeb” shkruan se fqinjët thonë se vërtetë 25 vjeçari më 2016 u akuzua nga policia për heqje të paligjshme të lirisë, por përpos kësaj, nuk ka pasur tjetër problematikë

Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.

Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular