Danimarka ka vendosur të mbyllë shkollat e mesme dhe të larta, baret, kafenetë dhe restorantet në zonat më të prekur nga vala e dytë e koronavirusit, përfshirë kryeqytetin Kopenhagën.
Ky vendim vjen pas rritjes së frikshme të rasteve të reja të infeksionit dhe numrit të viktimave.
“Shkalla e infeksionit është shumë e lartë, situata është shqetësuese,” tha Kryeministri Mette Frederiksen duke njoftuar masat e reja.
Po ashtu janë mbyllur edhe kinematë, teatrot, palestrat dhe bibliotekat.
Gjatë Krishtlindjeve, takimet duhet të jenë të kufizuara në një maksimum prej dhjetë personash.