BallinaBota“Situata është shumë shqetësuese”, një tjetër shtet futet në izolim të plotë...

“Situata është shumë shqetësuese”, një tjetër shtet futet në izolim të plotë si pasojë e COVID

Danimarka ka vendosur të mbyllë shkollat e mesme dhe të larta, baret, kafenetë dhe restorantet në zonat më të prekur nga vala e dytë e koronavirusit, përfshirë kryeqytetin Kopenhagën.

Ky vendim vjen pas rritjes së frikshme të rasteve të reja të infeksionit dhe numrit të viktimave.

“Shkalla e infeksionit është shumë e lartë, situata është shqetësuese,” tha Kryeministri Mette Frederiksen duke njoftuar masat e reja.

Po ashtu janë mbyllur edhe kinematë, teatrot, palestrat dhe bibliotekat.

Gjatë Krishtlindjeve, takimet duhet të jenë të kufizuara në një maksimum prej dhjetë personash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular