BallinaAktualitetDrini Dobi nuk e fiton dot betejën me COVID, vdes në spitalin...

Drini Dobi nuk e fiton dot betejën me COVID, vdes në spitalin italian. Postimi i Universiteti i Mjekësisë

Ka ndërruar jetë mjeku i njohur Drini Dobi, i cili ishte shtruar prej disa ditësh në spital pasi u infektua nga koronavirusi.

Dobi u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitar “Nënë Tereza” nuk ka arritur të fitojë betejën kundër virusit.

Postimi nga Universiteti i Mjekësisë: 

Requiem
Dr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim.
Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar.
Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij.
Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij.
Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçka
Gjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi.
Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular