BallinaAktualitet“Ndal, ndal se do të qëlloj…”, dy hapat që duhet të ndiqte...

“Ndal, ndal se do të qëlloj…”, dy hapat që duhet të ndiqte polici që vrau të riun, kamerat vështirësojnë hetimet

Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë në Laprakë ka shtuar nevojën për t’iu drejtuar ligjit të përdorimit të armëve të zjarrit.

Avokati, Ledio Braho, në një intervistë për Rtv Ora teksa referon këtë ligj, thotë se ai parashokon që polici të lajëmrojë dy herë personin para se ta qëllojë.

Braho: Ka një ligj të posaçëm për përdorimin e armëve të zjarrit. Një nga parashikimet kryesore në rastin e  përdorimit të armës së zjarrit nga punonjësi i policisë së shtetit është paralajmërimi për përdorimin e armës së zjarrit. Saktësisht parashikon që polici duhet të lajmërojë dy herë. Duhet të thotë ndal në fillim, pastaj duhet të thotë ndal se do të qëlloj dhe pastaj të qëllojë.

Verifikimi nëse polici i është përmbajtur kësaj rregulloreje do të ishte shumë i lehtë nëse ai bashkë me kolegun e tij do të kishin qenë të pajisur me kamerat e trupit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Braho: Nëse policët do të ishin të pajisur me kamerat e trupit do të arrihej të identifikohej nëse janë bërë këto paralajmërime. Në këto kushte është e pamundur.

Për Brahon është e pakonceptueshme edhe vonesa e policisë  në gjetjen e armës, për të cilën pretendon se i përket viktimës.

Braho: Thuhet se pas 5 orësh është gjetur një armë, është e pakonceptueshme, duhet të ishte hedhur në det apo liqen.

Kontradita gjen edhe te njofimi i SHÇBA për ngjarjen.

Braho: Nga ana tjetër njoftimi i SHÇBA ishte kontradiktor, nga një anë thuhet se ishin oficerët e policisë që po e ndiqnin, më pas del që përballen. Kur ndjek dikë nuk ka mundësi të përballen. Rregullorja e parashikon që kur është në largim e sipër personi që shfaq rrezikshmëri nuk mund të përdoret arma e zjarrit ndaj tij përveç rastit që largimi mund të sjellë cënueshmërinë e personave të tjerë. Duke pasur parasysh orën nuk ka asnjë cënueshmëri të asnjë personi. Ngado ta rrotullosh ngjarjen rezulton se qëllimi me armë i viktimës ka qenë krejtësisht i paligjshëm.

Sipas avokatit kjo ngjarje nuk ka përgjegjës vetëm oficerin që shkrepi armën. Braho thotë se është tejet e rëndësishme të zbardhet se çfarë u është komunikuar nga eprorët në radio.

Braho: Për mua vrasësi nuk është oficeri i policisë që ka qëlluar. Më duket si vrasje me dashje, mënyra si është qëlluar në kokë dhe shpatull. Arsyen sot duhet ta gjejë SHÇBA me Prokurorinë. Policisë së Shtetit i janë dhënë kompetenca për të shoqëruar persona edhe për kundravajtje administrative. Fryma policore që është futur së fundmi duke shfrytëzuar pandeminë është krejtësisht e patolerueshme.Patjetër që duhet të ketë përgjegjësi dhe nga eprori. Duhet zbardhur çfarë u është komunikuar në radio oficerëve të policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular