BallinaBotaKatër projekte kineze të ujitjes morën statusin e trashëgimisë botërore

Katër projekte kineze të ujitjes morën statusin e trashëgimisë botërore

Katër vende të lashta kineze të ujitjes u nderuan si Struktura Ujitjeje të Trashëgimisë Botërore (WHIS) nga Komisioni Ndërkombëtar për Ujitjen dhe Kullimin (ICID), sipas Ministrisë kineze të Burimeve Ujore.

Përfshirja e katër projekteve të ujitjes e çon në 23 numrin e përgjithshëm të projekteve kineze të ujitjes në këtë listë, bën të ditur “Xinhua”.

Përveç katër projekteve kineze, 10 projekte ujitje nga pesë vende, duke përfshirë Indinë, Iranin, Japoninë, Republikën e Koresë dhe Afrikën e Jugut, u nderuan po ashtu këtë vit.

Themeluar në vitin 1950, ICID është një organizatë ndërkombëtare që synon rritjen e shkëmbimit shkencor dhe teknologjik mbi ujitjen, kullimin dhe kontrollin e përmbytjeve.

Çmimi “WHIS”, i vendosur nga ICID në vitin 2014, synon të mbrojë dhe promovojë projekte të ujitjes me vlerë historike dhe përvojën e tyre shkencore. Deri tani, 105 projekte antike të ujitjes në të gjithë botën janë regjistruar.

Chen Mingzhong, një zyrtar pranë ministrisë, tha se projektet antike të ujitjes janë thesare të zhvillimit të kulturës ujore të Kinës, si dhe kanë një vlerë të madhe për zhvillimin e bujqësisë në Kinë. (Elona)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular