BallinaUncategorized"Polici që vrau Klodian Rashën është i afërm i një ish-ministri"

“Polici që vrau Klodian Rashën është i afërm i një ish-ministri”

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në Çim Peka Live se polici që vrau të riun Klodian Rasha është i afërm i një ish-ministri.

I pyetur nga Peka se cilit prej tyre, pasi deri tani janë larguar tre ish-ministra të Brendshëm, Çollaku tha se polici është nga Tepelena.

I pyetur nëse bëhet fjalë për Saimir Tahirin, Çollaku nuk dha detaje.

Nevaldo Hajdaraj është polici që qëlloi mëngjesin e së hënës ndaj Klodian Rashës, vetëm pse ky i fundi kishte dalë për të blerë një paketë jashtë orës karantinore të përcaktuar nga qeveria.

Hajdaraj po hetohet për vrasjen e  Rashes.

Ndërkohë që burime pranë SYRI.net bejne me dije se ka një tentativë për të lehtësuar situatën e policit nga organet e drejtësisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular