BallinaKryesoreProtesta/ Basha nxjerr foton Ramës në SHBA: Njerëzit duan...

Protesta/ Basha nxjerr foton Ramës në SHBA: Njerëzit duan…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë për vrasjen e të riut Klodjan Rasha nga një punonjës i policisë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Basha nxjerr foto nga protesta para Kryeministrisë, ndërsa e shoqëron atë me kryeministrin Rama në SHBA duke bërë shopping, që sipas tyre është në dyqanet amerikane.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë. Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar. Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, – tha Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular