BallinaKronikePistoleta e gjetur nuk i përket Klodian Rashës! Ja çfarë thotë grupi...

Pistoleta e gjetur nuk i përket Klodian Rashës! Ja çfarë thotë grupi hetimor

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se  për “Panorama” se arma, që policia pretendonte se i përkiste 25-vjeçari Rasha rezultion të mos ketë shenja gishtash.

Grupi hetimor nuk ia atribuon këtë viktimes, pavarësisht deklarimeve qe ka dhënë polici apo koleget e tij, që sipas tyre Klodian Rasha i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

Rezulton se ekspertët kriminalistë që kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes pranë dyqanit Pit Stop ku dhe u qëllua me armë zjarri ndaj Klodian Rashës, janë sekuestruar dy gëzhoja.

Njëri plumb besohet se qëlloi mbi dyqanin tip autoservis makinash, kurse tjetri qëlloi në kurriz Klodian Rashën pikërisht në krahun e djathtë dhe që sipas ekspertëve që shpjegojnë dinamikën besohet se plumbi i dytë përshkroi trupin dhe doli në organin jetësor të zemrës.

Gjatë tre metrave Klodian Rasha që ishte në vrap e sipër ka lëvizur për inerci derisa është përplasur në hyrje të rrugicës, ku dhe u rrëzua përtokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular