BallinaKronikePolicia e kërkon për ta arrestuar, Stresi shfaqet live në televizion: Nuk...

Policia e kërkon për ta arrestuar, Stresi shfaqet live në televizion: Nuk kemi frikë nga Rama…

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga protesta. Reperi pak orë më parë ka bërë një ultimatum se do të digjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu.

Në një lidhje telefonike në ABCnews, Stresi tha se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj. Ai tha mes të tjerash se do të protestojë çdo ditë dhe se nuk është ai që bën kërkesat, por del për të mbështetur qytetarët.

“Duhet të marrë masa shteti, do ngrihemi ditë për ditë, nuk kemi frikë nga Rama as nga Ardi Veliu. Do mblidhemi prape, unë në Tiranë jam. Atje kam qënë dhe dje dhe pse isha ne kërkim. Unë nuk i marr vendimet vetëm, sic më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhi sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfunoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas ketyre, ju betohem kemi informacionet tona.”

Pak orë më parë reperi kërcënoi në rrjetet sociale Ardi Veliun duke kërkuar dorëheqjen e tij e madje u shpreh se nëse nuk e bën këtë deri të dielën Tirana do të ishte në flakë. Mirëpo ky postim u fshi më pas në rrjetet sociale duke na lënë të dyshojmë për qëndrimin e tij.

Kujtojmë se reperi është shpallur në kërkim nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular