BallinaKryesoreZemërimi që po çon qeverinë drejt kapitullimit

Zemërimi që po çon qeverinë drejt kapitullimit

Nga Red Varaku

Pas presionit dhe revoltës së protestuesve të zemëruar për vrasjen e Klodian Rashës nga policia dhe nga frika eskalimit të protestave deri në rrëzimin e qeverisë së tij, kryeministri shkarkoi dje menjëherë ministrin Lleshaj, me shpresë se përmes këtij akti ai do të mund të shuante njërën nga protestat më genuine të këtyre 30 vjetëve.
Ndaj, ka lëshuar sërish qentë e tij që po ushtrojnë një dhunë të pashembullt mbi qytetarët e zemëruar, duke bërë një gabim të rëndë që në vend që ta zgjidhë do ta përkeqësojë më tej situatën, sepse një revoltë që është kundërpërgjigje ndaj dhunës, nuk mund të zgjidhet kurrsesi me dhunë.
Pra, ai po dëshmon kështu se është bërë aq i pandjeshëm për shkak të narcizizmit dhe krimeve që ka bërë, sa nuk po e kupton fare arsyen e vërtetë të këtyre protestave dhe nuk ka kuptuar asgjë nga ajo që po ndodh.
Ky nuk është thjesht një zemërim i izoluar, që lidhet vetëm me vrasjen shtetërore të një të riu të pafajshëm, një viktime të dhunës dhe arrogancës së këtij shteti, por është një zemërim që ngrihet edhe kundër një status quo ekonomike, sociale dhe politike që shqiptarët nuk e tolerojnë dot më.
Revolta dhe zemërimi i qytetarëve për vrasjen e Klodian Rashës nuk është gjë tjetër veçse shkëndija, që i ka vënë flakën zemërimit që po shpërthen në çdo cep të Shqipërisë.
Kryeministri është tërësisht i shkëputur nga realiteti dhe nuk po arrin të kuptojë që ky zemërim, që është derdhur rrugëve nga periferitë e varfra në qendrën luksoze të Tiranës, është gati të shpërthejë dhe situata mund të degradojë dhe ndoshta të përshkallëzohet në veprime të dhunshme.
Sepse të dhënat flasin jo për një reagim të organizuar, por për një situatë shpërthyese të zemërimit mbarë popullor kudo nëpër Shqipëri.
Në fakt , kjo që po shpërfaqet është një miks proteste, revolte dhe vandalizmi që mund ta çojë vendin drejt kaosit dhe qeverinë me siguri drejt kapitullimit.
Jemi përballë një situate që nuk mund të zgjidhet më nga kjo qeveri dhe as nga kjo polici, sepse ata e kanë humbur dhe nuk e kanë më besimin e qytetarëve.
Sistemi ka kaluar i gjithi në krizë përballë qytetarëve, që duket se po e kuptojnë fuqinë dhe forcën e tyre edhe duket se nuk do të tolerojnë më asgjë.
Rama duket i lodhur dhe sa vjen edhe po bëhet më i dorëzuar përballë zemërimit në rritje të qytetarëve. Ai e ndjen që nuk është më një kryeministër legjitim dhe po paguan për blerjen masive të votave, vjedhjet dhe kriminalizimin që i bëri shtetit shqiptar.
Ai po tregon që është i paaftë të kuptojë realitetin e shoqërisë shqiptare. Ai nuk e ka më nën kontroll më territorin dhe është kthyer në një njeri që nuk bind më as vetë socialistët. Ai konsiderohet shkaktari kryesor i këtij zemërimi dhe problemi kryesor që po pengon Shqipërinë drejt integrimit Evropian.
Është e qartë që ky zemërim është drejtuar vetëm ndaj tij si frymëzuesi dhe orkestruesi i dhunës shproporcionale mbi qytetarët .
Ai duhet të largohet.
Ai duhet t’i hapë rrugë vullnetit të shqiptarëve para se të jetë shumë vonë dhe njerëzit të derdhen rrugëve dhe shesheve dhe ta detyrojnë të largohet.
Kjo sigurisht nuk do ta shuajë zemërimin dhe nuk do ta zgjidhë problemin, por do të shtensionojë deri diku situatën deri në zgjedhje. Ky zemërim do të shuhet vetëm kur ai të japë llogari dhe të ndëshkohet për të gjitha plagët që me perversitetin e tij i ka shkaktuar këtij populli.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular