BallinaKryesorePD i përgjigjet Ramës: Keqqeverisja jote është shkaktari i vetëm i revoltës

PD i përgjigjet Ramës: Keqqeverisja jote është shkaktari i vetëm i revoltës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, reagoi pas komenteve të kryeministrit Edi Rama, i cili po i quan protestuesit halabakë dhe terroristë.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve,” shprehet Bardhi.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjet që pasuan nga vrasja e të riut Klodian Rashës, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas Palokës, Rama vazhdon të provokojë, duke nxitur përshkallëzimin e situatës, ndërsa shton se ai ia lë fajin të tjerëve. Demokrati shton se çdo kryeministër normal do të përpiqej që të qetësonte situatën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular