BallinaAktualitetUnioni dënon dhunën e Policisë dhe shoqërimin me forcë të gazetarëve: Ardi...

Unioni dënon dhunën e Policisë dhe shoqërimin me forcë të gazetarëve: Ardi Veliu dhe Rebani Jaupaj të përgjigjen, ose të dielën do bëhet protestë e madhe

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon dhe dënon dhunën e ushtruar nga Policia ndaj gazetarëve në detyrë, të cilët raportonin për protestën që zhvillohej në kryeqytet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave.

Sipas UGSH, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj dhe drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, duhet të reagojnë për këto akte të përsëritura, pasi dje u shoqërua me forcë kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani, ndërsa një ditë më parë u shoqëruar gazetare Xhoi Malësia.

Në rast mosreagimi, UGSH paralajmëron protestë të madhe gazetarësh para Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare:

Shoqerimi i dhunshem i Kryeredaktorit te “Koha jone”, nje dite pas ndalimit dhe shoqerimit te gazetarit Xhoi Malesia, dhe mos komunikimi zyrtar i arsyes, perben shkelje dhe dhune policore mbi gazetaret ne detyre

UGSH pret pergjigjen zyrtare dhe paralajmeron proteste gazetaresh

Tirane me 11.12.2020

Nje mbremje pas ndalimit dhe shoqerimit te dhunshem policor te gazetarit Xhoi Malesia, njesi policesh te po te njejtit komisariat me Nr 2, te Drejtorise se Policise se qarkut Tirane, shoqeruan ne te njejten menyre dhe ne pragun e redaksise se gazetes, kryeredaktorin e “Koha jone”, gazetarin Qamil Xhani.

Ndalimi i dhunshem dhe sidomos shoqerimi brutal ne mjediset e komisariatit te policise, (edhe pas identifikimit si gazetar), perbejne nje akt te perseritur te policise se Tiranes ndaj gazetareve.

Kryeredaktori i “Koha jone” sapo ka ndjere nje situate tensioni mes disa te rinjve dhe policeve te njesise speciale eshte vene ne detyre per te fiksuar momentet me aparatin personal. Ky gjest ka mjaftuar qe grupi policor forcerisht ta rrembeje ne automjetin e vet dhe ta shoqeroje drejt komisariatit nr 2 te kryeqytetit.

Ngjarjes se njejte, te ndodhur nje dite me pare me gazetarin Xhoi Malesia, policia dhe autoritet e saj nuk i bene asnje koment dhe zyrtarisht nuk kane sqaruar ende se cila ka qene arsyeja e kesaj dhune mbi gazetaret ne krye te detyres. Te njejtin qendrim mbajne edhe ne rastin ndaj kryeredaktorit te “Koha jone”, ndonese reagimet, denoncimet dhe apelet vijne nga te gjitha organizatat e gazetareve ne nivel kombetar dhe nderkombetar.

Kjo heshtje dhe papergjegjshmeri e autoriteteve te Policise se Shtetit, vijon edhe pas denoncimeve te krereve te larte institucionale dhe institucioneve qe monitorojne jeten institucionale dhe lirite themelore ne vend.

Heshtja e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane, zotit Rebani Jaupaj dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, zotit Ardi Veliu eshte bashkepergjegjesi e akteve dhe natyres agresive te policise ndaj gazetareve dhe sidomos, ndaj reportereve ne detyre.

Unioni i Gazetareve Shqiptare pret pergjigjen zyrtare dhe komunikimin sipas ligjit, nga titullaret e ketyre dy institucioneve per arsyet e shoqerimit te gazetareve Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani, duke iniciuar ne kete menyre, ndjekjen e nje procesi ligjor per abuzuesit dhe dhunuesit me uniforme, ndaj gazetareve ne detyre. Ne te kundert, UGSH paralajmeron thirrjen e nje proteste te madhe gazetaresh diten e diele, para Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular