BallinaPolitikePD Shkodër për protestën: Nxitja e dhunës dhe kaosit i shërben vetëm...

PD Shkodër për protestën: Nxitja e dhunës dhe kaosit i shërben vetëm Edi Ramës

Dega e Partisë Demokratike u denoncua nga aktet e dhunës në protestën e sotme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

Xhevdet Amuli në një dalje për mediat tha se PD nuk ka asnjë lidhje me dhunimin e selisë së PS dhe as organizimin e protestës por se do të jetë në çdo protestë të qytetarëve.

Sipas tij, i vetmi përfitues nga kaosi është vetë Edi Rama që po numëron ditët e fundit në pushtet.

Reagimi i Partisë Demokratike,Dega Shkodër
Të dashur bashkëqytetarë,
Inskenimi i ngjarjeve të sotme nga Edi Rama dhe policia që të vret natën dhe të qan ditën, si dhe akuzat e dala nga goja e Taulant Ballës dhe Ilir Beqjes se PD ka organizuar protestën e sotme, janë totalisht të pavërteta.
E vërteta është se policia, gjatë gjithë manifestimit të sotëm ka qënë inekzistente dhe nuk ka reaguar as kur është vënë në dijeni se çfarë po ndodhte. Policia nuk ka ushtruar detyrën funksionale të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës.
Nxitja e dhunës dhe e kaosit i sherbën vetëm Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga keqqeverisja dhe dështimet e tij në këto 7 vite.
Protesta është e drejtë legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.
Edi Ramën,Taulant Ballën dhe Ilir Beqjen nuk e beson më askush. Manipulimet dhe inskenimet e tyre janë tashmë të përsëritura dhe të dala boje. Përçarja që duan të mbjellin në Shkodër do të rëndojë vetëm mbi to. Shkodranët pa asnjë dallim, janë bashkë, në mbrojtje të jetës dhe demokracisë.
Boll më me inskenime, me nxitje dhune me gjuheë agresive ndaj qytetarëve. Ata nuk durojnë dot më talljen, nëpërkëmbjen, mashtrimin e kësaj qeverie, që të vret natën e të qan ditën. Qytetarët duan ndryshim!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular