BallinaAktualitetPolicia e Shtetit dhunon të miturit me simbolet e Turqisë, ku shkuan...

Policia e Shtetit dhunon të miturit me simbolet e Turqisë, ku shkuan milionat për uniformat…

Sikur mos të mjaftonte dhuna e ushtruar ndaj të rinjve, gjatë shoqërimeve të tyre, për shkak se ishin pjesë e protestave, Policia e Shtetit është përfshirë në një tjetër skandal. Punonjës së saj janë shfaqur ne sulmet e tyre ndaj fëmijëve me uniforma turke, por edhe me mburoja të tilla, duke përbërë kështu një nga precedentet më të turpshme që mund të këtë patur policia.

Nuk ka ende një shpjegim nga ana e drejtuesve të Policisë, sesi përfaqësues të policisë së shtetit dalin në rrugë me uniforma të tilla, dhe bëjnë arrestime në emër të kujt? Shtetit shqiptar jo me siguri.

Vetëm këtë verë Ministria e Brendshme hapi një tender super të diskutueshëm, për uniformat e Policisë, ku nga Buxheti i Shtetit dolën 2.8 miliardë lekë, që Policët të jenë të veshur mirë, ose të paktën të mos bëjnë arrestime në emër të Turqisë…

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular