BallinaAktualitet‘U solla për 30 minuta se nuk kishte qeli të lirë’, gazetari...

‘U solla për 30 minuta se nuk kishte qeli të lirë’, gazetari flet pas dhunës nga policia

Një situatë të pazakontë me të cilën nuk ishte ndeshur ndonjëherë jo vetëm si gazetar por as si qytetar.

Kështu e përshkruan shoqërimin e dhunshëm nga policia një natë më parë kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani.

Xhani: Gjatë jetës sime jo as si qytetar dhe as si gazetar.Ishte situatë e trishtë dhe revoltuese së pari si qytetar. Mënyra e trajtimit, përballja me policinë, dhuna, giditjet dhe pastaj prangosja të lënë shije të keqe. Edhe pse e dinin që është gazetë, se isha gazetar. E dinin që është Koha Jonë. Më bën të mendoj se ka qenë e qëllimshme ndaj gazetës Koha Jonë, duke pasur parasysh dhe qëndrimet e mbajtura nga gazeta.

Ngjarja ndodhi para zyrës së gazetës ndërsa ai po filmonte shoqërimin e disa të miturve nga policia. Për Rtv Ora ai tregon se po ushtrohej dhunë ndaj tyre.

Xhani: Po përdorinin dhunë për kapjen e dy të rinjve. Kishte një xhup të shqyer, njëri ishte i shtrirë dhe tjetrit po i vendoseshin prangat. Po i filmoja dhe kjo nuk u pëlqeu dy prej policëve më agresiv në atë proces që ishin të mbuluar, më kërkuan të hiqja kamerën. Nga kapja për krahu dhe shoqërimi kaluan në 2-3 goditje pas shpine dhe në kokë.

Por më qasharake ai e përshkruan situatën në komisariat ku thotë se u sorollat për 30 minuta se nuk kishte vend të lirë në qeli.

Xhani: Shkuam në komisariatin numër 12, u solla për 30 minuta për të kërkuar një qeli të lirë, nuk kishte vend se ishte mbushur. Dëgjova se ky ishte problem për policinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular