BallinaAktualitetDhuna ndaj gazetarit/Deputetja e PS-së mbron policët: Se kanë detyrim ti njohin...

Dhuna ndaj gazetarit/Deputetja e PS-së mbron policët: Se kanë detyrim ti njohin punonjësit e medias

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora, ku mes të tjerash po diskutohet edhe mbi shoqërimin e dhunshëm në polici të gazetarit të RTV Ora Xhoi Malësia, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur se çdo lloj dhune në ambjentet e komisariateve është e gabuar.

Sipas saj, nuk duhet të presim nga policët që të njohin çdo gazetar.

“Rastin e Xhoit e mësova tani. Po e besoj ashtu sikur po e thotë. Kushdo qoftë jo vetëm një gazetar, por çdo qytetar, nuk mund të goditet. Nuk mund të përdoret as dhunë fizike e as dhunë psikologjike. Përveç në rastet kur personi kërkon të kundërshtojë e me rradhë. Ka një procedim. Ka filluar një procedim dhe kjo është pozitive. Dhe t’ia lemë organit të prokurorisë për të vërtetuar.

Nga ana tjetër, në ngjarje të tilla, në protesta, përdorimi i forcës ose i dhunës, është e dënueshme, sidomos ndaj gazetarëve.

Që një polic duhet të njohë gazetarët, kjo nuk mund të ndodhë. Një punonjës policie nuk mund të dijë çdo gazetar“, tha ndër të tjera Vasilika Hysi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular