BallinaBotaEkspertët paralajmërojnë për varësinë e internetit te moshat e reja

Ekspertët paralajmërojnë për varësinë e internetit te moshat e reja

Një grup ekspertësh kinezë apeluan për të zvogëluar varësinë nga interneti në moshat e mitura, 93% e të cilëve në vitin 2019 kishin qasje në internet në vend. Kjo u zbulua nga një raport, sipas të cilit vitin e kaluar Kina kishte 175 milionë përdorues të internetit nën moshën 18 vjeç, që do të thotë në fakt 93.1% e të miturve, shkruan “Xinhua”.
Pjesëmarrësit në një seminar të organizuar nga Shoqata kineze e Sigurisë Kibernetike (CSAC) dhe një shoqatë kërkimore për parandalimin e krimeve ndaj të miturve thanë se çështja e përdorimit të tepruar të internetit kërkon kontribute nga qeveria, kompanitë, shkollave dhe familjeve.
Përfaqësuesi i CSAC, Zhao Hongzhi, theksoi se dhe ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të marrin përgjegjësi më të madhe sociale për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm te sektorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular