BallinaBotaNë Serbi i frikësohen Joe Biden: Do na kërkojë ta njohim Kosovën...

Në Serbi i frikësohen Joe Biden: Do na kërkojë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur

Joe Biden njihet si një mbështetës i Kosovës, ndaj edhe zgjedhja e tij në krye të SHBA-ve do të ndikojë shumë në politikën e Ballkanit.

Në Serbi i janë frikësuar zgjedhjes së Biden, pasi portali serb Nova.rs shkruan se Serbinë e pret një presion i madh për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shkëputjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

Me kthimin e Madeleine Albright në skenën politike, së bashku me ekspertin e situatës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, ata do të jenë përgjegjs në emër të administratës Biden-Harris, për të bërë rekomandime për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkan, shkruan “Nova.rs”.

“Ndikimi i Albright në çdo administratë demokratike amerikane ka qenë i lartë. Tani duket se e pret një angazhim shtesë. Ajo është e njoftuar mirë me situatën e Ballkanit dhe do të jetë në gjendje të ndikojë ndjeshëm në formulimin e politikës së SHBA-së në Ballkan”, thotë Dragan Gjukanoviç, kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara kanë agjendën e tyre të përcaktuar, të cilën nuk e ndryshuan as nën administrimin e Trump.

“Perceptimi i tyre për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Ballkanin në përgjithësi është i qartë. Këtu është vetëm një pyetje se si ata do të zbatojnë ato që janë planifikuar për ta në Ballkanin Perëndimor”.

Diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka një mendim të ngjashëm, ndërsa thotë se qëllimi i SHBA është ta kthejnë shtetin etyre në pozicionin e fuqisë numër një globale.

“Vendosja e punës përsëri në duart e Departamentit të Shtetit dhe pastaj koordinimi i SHBA-së me Brukselin përreth Ballkanit Perëndimor, do të thotë pak a shumë presion amerikan, në varësi të vlerësimit të situatës. Kjo, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës, nënkupton edhe ndalimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në çdo rast, një marrëdhënie më aktive dhe dinamike midis Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Ballkanit na pret. Do ta ndiejmë shumë shpejt”, përfundon Milivojeviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular