BallinaAktualitetRama premtoi vaksinën, por The Economist e nxjerr bllof, Shqipëria do e...

Rama premtoi vaksinën, por The Economist e nxjerr bllof, Shqipëria do e marrë vaksinën në vitin 2022

Edhe pse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para disa ditësh dha lajmin se po lobonte në SHBA për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, faktet nuk janë ashtu siç paraqiten.

Vetëm disa javë pasi u bë e qartë se Bashkimi Europian dhe sidomos Mbretëria e Bashkuar dhanë lajmin se vaksina anti COVID-19 është gati, autoritetet më të larta shqiptare i dhanë vendit shpresë se Shqipëria nuk do të mbetet e fundit në sigurimin e vaksinës. Me një pompozitet të madhe dhe tejet donkishotesk, Rama madje publikoi edhe një foto nga takimi me shefin e gjigandit të prodhimit të vaksinës Pfizer, Albert Bourla. Ai deklaroi me këtë rast se “Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”.

Por parashikimet e organizatave prestigjoze ndërkombëtare jena pesimiste në këtë pikë. Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, degë e revistës prestigjoze The Economist që merret më studime dhe parashikeime, ka bërë së fundi një postim në Tëitter (11 dhjetor) ku vëren se vendet më të varfra do arrijnë të bëjnë një vaksinim të plotë të popullësive të tyre vetëm në vitin 2024. Ajo ka publikuar një hartë të krijuar The Economist Intelligence Unit ku vihet re lehtësish se së pari do të përfitojnë vendet më të pasura dhe më të fuqishme.

Në postimin e saj në Twitter, Agathe Demarsis shkruan se: “Vendet e pasura do të marrin më parë vaksinat e koronavirusit – për ato më të varfra, afati kohor do të shtrihet deri në vitin 2024 (më e hershmja)”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular