BallinaAktualitet“E meritonte”/Eusebio nuk është penduar se ka shtyrë Renato Mekollin: Kam punuar...

“E meritonte”/Eusebio nuk është penduar se ka shtyrë Renato Mekollin: Kam punuar me të…

Pak javë më parë në “Hell’s Kitchen Albania” ndodhi një incident i paprecedentë.  Një nga konkurrentët, Eusebio Leka, godet shef Renato Mekollin.

Eusebio shan me fjalë banale dhe më pas vendos dorë mbi shefin, pasi ky i fundit e kishte kritikuar për qepën e kuqe nëse është e djegur apo e karamelizuar.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka treguar se nuk është aspak i penduar për gjestin e tij

“E meritonte”/ Eusebio nuk është penduar se ka shtyrë

“E ka merituar. Gjatë gjithë kohës më ka provokuar. Nuk jam i penduar se e kam shtyrë. Kam mbajtur shumë herë qetësinë me të, dhe madje i kam thënë nëse është diçka personale apo jo. Ai tha se nuk është ashtu, por është për të kalitur durimin”, tha Eusebio.

Ky i fundit madje foli edhe për kohën kur ka punuar në lokalin e shef Renatos. “Kam punuar shumë fort te restoranti i tij. Më ka heq nga puna për shkak se kërkonte gjëra të pa arritshme dhe orare shumë të zgjatur dhe me pak staf”, tha ai, duke shtuar se personalisht nuk ka asgjë personale me Mekollin.

Sipas Lekës, ka qenë vetë ai që ka dalë nga programi dhe nuk e ka larguar shefi i njohur i kuzhinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular