BallinaBotaHeq të gjitha kufizimet/Ky është shteti që fiton luftën kundër COVID-19

Heq të gjitha kufizimet/Ky është shteti që fiton luftën kundër COVID-19

Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet pasi nuk raportoi asnjë rast aktiv në vend me coronavirus.

Në mesnatën e kohës lokale (12:00 GMT), e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më të ultën e një sistemi alarmi me katër nivele.

Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime në tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.

Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri me coronavirus për më shumë se dy javë.

Kryeministrja Jacinda Ardern u tha gazetarëve se vallëzoi kur kuptoi se nuk ka asnjë rast të ri.

“Ndërsa jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, ende nuk ka asnjë rrugë të lehtë për t’u kthyer në jetën para Covid, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha Ardern.

Zelanda e Re me popullatë prej rreth pesë milionë banorë ka regjistruar 1,154 raste me coronavirus ndërsa 22 persona kanë vdekur që kur virusi nisi në fund të shkurtit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular