BallinaKryesorePlas tek Apolonia! Tension në pushimin e ndeshjes, lojtarët kundër trajnerit. Ja...

Plas tek Apolonia! Tension në pushimin e ndeshjes, lojtarët kundër trajnerit. Ja çfarë ndodhi

spot_img
spot_img

Plas tek Apolonia! Në pushim të ndeshjes në kryeqytet ndaj Tiranës, ka pasur një debat me tone të ashpra. “Panorama Sport” ka zbuluar se përtej humbjes 3-0 dhe rikthimit në fund të tabelës, te fierakët nuk ka qetësi.

Ardhja e Çoçllit në krye të skuadrës në dy javët e shkuara la përshtypjen e një situate të normalizuar dhe pozitive, me frymë kolektive në grup, por paska qenë një qetësi e rreme. Në pushim të ndeshjes me Tiranën, në dhomat e zhveshjes ka pasur një debat verbal me tone të larta mes trajnerit Nikolin Çoçlli dhe Redon Mihanës.

PRAPASKENAT

Nga informacionet e sigurta, “Panorama Sport” ka mësuar gjithë dinamikën e kësaj ngjarjeje. Zanafillën e ka në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, ku trajneri Çoçlli e ka këshilluar 2-3 herë Mihanën për detyrat e tij mbrojtëse, por ky i fundit në një moment ka reaguar me një gjest bezdisës dhe shpërfillës ndaj trajnerit.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Çoçlli ka dashur të shkojë në dhomat e zhveshjes, por ka qenë ishkapiteni Eljon Sota, ai që e ka siguruar se do ta zgjidhnin vetë lojtarët. Trajneri, i shoqëruar nga administratori Olsi Bregu, ka shkuar pas 5- 6 minutash në dhomat e zhveshjes dhe aty ka nisur debati mes trajnerit dhe Mihanës. Sipas Çoçllit, ai nuk e ka pasur qëllim “kapjen” me lojtarin, por është detyruar nga qëndrimi që Mihana ka mbajtur edhe në dhomat e zhveshjes.

ÇOÇLLI-MIHANA

Në fjalën e tij me lojtarët, Çoçlli është përpjekur të përqasë futbollin me luftën, duke u shprehur se kush nuk zbaton detyrat e ngarkuara në luftë, quhet dezertor e tradhtar, gjë që ka sjellë reagimin e Mihanës dhe acarimin mes palëve. Në këtë situatë ka ndërhyrë sulmuesi Gjata, i cili ka mbajtur anën e Mihanës dhe i ka thënë trajnerit se skuadra ka nevojë për frymën e grupit, jo për grindje.

Duket se Çoçlli është hakmarrë nga qëndrimi i të dyve dhe i ka zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë, madje duke ua bërë me dije që në dhomat e zhveshjes. Sipas trajnerit, jashtë diktofonit, të dy lojtarët u zëvendësuan se nuk po zbatonin detyrat e ngarkuara, ndërkohë që rezultati i pjesës së parë, 0-0, sikur u jep më shumë të drejtë lojtarëve, pasi në 45′ e dyta fierakët u shpartalluan.

ZËVENDËSIMET

Çoçlli ka pretenduar se Mihana i ka thënë në shenjë proteste në pushim të ndeshjes: “Unë nuk mbroj!”, ndërkohë, po sipas trajnerit, lojtari neglizhoi hapur me detyrat e ngarkuara në minutat e fundit, edhe pse gjithë javës Mihana ishte stërvitur për atë pozicion dhe për ato detyra që i kërkonte trajneri dhe ka disa javë që luan në atë rol, pa u ankuar më parë.

“Do ta lija edhe 10 minuta, duke parë se si do të reagonte në fushë, por reagimi i tij kundërshtues ndaj meje dhe administratorit më detyroi ta zëvendësoja menjëherë Mihanën”, thotë trajneri në komunikim telefonik me ne. Ndërsa për Gjatën, gjithmonë jashtë intervistës, në komunikimin telefonik, Çoçlli është shprehur: “Gjata në pjesën e parë nuk dha shenja të mira dhe opinioni im është që ky lojtar nuk po suportohet akoma në grup, por edhe qëndrimi i tij ishte një shenjë tjetër që të merrja vendimin për ta zëvendësuar”. BUJAR RAMA  – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular