BallinaKryesoreTritan Shehu: Rama foli per “kriminelë që po përdorin adoleshentët”; ai duhet...

Tritan Shehu: Rama foli per “kriminelë që po përdorin adoleshentët”; ai duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!

Nga Tritan Shehu

Rama foli per “kriminele qe po perdorin adoleshentet”; ai duhet te fliste per “dhunuesit e adoleshenteve”!
Nje prej tyre eshte ky sadist i peshtire ne foto e video pas asaj vrasjeje, fatkeqesisht pjese e Policise se Shtetit!
Shikojeni me vemendje!
Nje skuth, barbar e frikacak pa uniforme, pa distinktiv, qe me pas veshtron pereth me shprese te fshehjes te asaj sjelljeje te pa imagjinueshme ndaj adoleshentit!
Nje i dhunshem, i cili perpiqet qe “metodat” e tij tja “klonoje” dhe atij djaloshi “bashkepuntor” te hutuar, qe po i “meson zanatin”.
Ai keshtu po detyron edhe nje te ri te dhunoje nje adoleshent.
Ky eshte keq perdorimi i vertete i te rinjve per te cilin duhej te fliste Kryeministri- dhune e krim i shumefishte!
Por sic ai tha sot keto pamje “nuk i paskan arritur”!!
Per cudi “nuk kane arritur” as te Prokuroria, qe duhej te reagonte!!
Sepse ai person njollos Shqiperine e paraqit rrezikshmeri shoqerore jo vetem per ate qe po ben ndaj nje adoleshenti te tmerruar, por per shume me teper, dhe sepse sadizmin e tij kerkon tja imponoje edhe nje te riu tjeter, qe eshte i detyruar ta ndjeke ne kete cmenduri.
Ndeshkimi i tij sipas cdo ligji demokratik e gjykate te te drejtes, nuk ndihmon vetem drejtesine, viktimat e krimit, por dhe “nxenesit” fatkeqe te “mesimdhenies” se tij, nderin e neperkembur te Policise!
Nje video kjo e pa denje per nje Polici te nje vendi ne rrugen e integrimit, antar i NATO; me kujton vecse ato imazhe filmike te civileve te Gestapos.
Rama per kete duhej te fliste sot….!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular