BallinaKronikeVëllezërit e Rashës injorojnë Ramën: Pensionin e japim për bamirësi

Vëllezërit e Rashës injorojnë Ramën: Pensionin e japim për bamirësi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e së martës, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.

Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat. Megjithatë, ABC raporton se ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension.

Ato para që do të marrin, do t’i japin për bamirësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular