BallinaBotaVendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të përdorin...

Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të përdorin vaksinën kineze të koronavirusit

spot_img
spot_img

Bahrejni, Egjipti dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të përdorin vaksinën e koronavirusit të ri të prodhuar nga Kina.

“Associated Press” raportoi të dielën se Autoriteti Rregullator Kombëtar i Shëndetësisë i Bahrejnit njoftoi se ka miratuar zyrtarisht regjistrimin dhe tregtimin në vend të vaksinës kineze.

Në një njoftim zyrtar nga Bahrejni thuhet gjithashtu se Autoriteti Rregullator Kombëtar i Shëndetësisë ka verifikuar më tej cilësinë e vaksinës, pasi ka shqyrtuar të dhënat përkatëse mbi procesin e studimit, të krijimit e të prodhimit të saj dhe stabilitetin e produktit dhe ka siguruar që prodhuesit e vaksinës kanë mbajtur premtimet për “ndjekjen e praktikave të menaxhimit të cilësisë së prodhimit të barnave” dhe “plotësimin e standardeve ndërkombëtare të industrisë farmaceutike dhe kërkesave të Autoritetit Rregullator Kombëtar të Shëndetësisë të Bahrejnit”.

Sipas një raporti në uebsajtin e revistës “Egypt Today”, vaksina e koronavirusit të ri, e prodhuar nga Grupi Kombëtar Farmaceutik i Kinës (Sinopharm), mbërriti në Aeroportin e Kajros të enjten e kaluar. Egjipti po negocion me kompanitë përkatëse kineze për prodhimin masiv të vaksinës kineze në vend. Sipas gazetës egjiptiane “Al Goumhouria”, nëse përdoret gjerësisht, vaksina kineze pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e epidemisë në Egjipt.(Zhan Dian/Artan Goga)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular