BallinaAktualitetDy lëvizje në qeveri/ Rama i dërgon emrin Presidentit, ja kush zëvendëson...

Dy lëvizje në qeveri/ Rama i dërgon emrin Presidentit, ja kush zëvendëson Sandër Lleshajn

Kryeministri Edi Rama ka vendosur Blendi Çucin si Ministër i Brendshëm, që do të pasojë Sandër Lleshajn në këtë detyrë.

Çuçi, i cili mban detyrën e Ministrit të Bujqësisë, do të vendoset në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në vend të tij do të vendoset Milva Ikonomi.

Lajmin, kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku thotë se i ka dërguar të dy emrat Presidentit Ilir Meta për dekretim.

Çuçi qëndron edhe pas reformës administrative territoriale, që konsiderohet si një nga reformat më të suksesshme të qeverisë Rama.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular