BallinaKronikeFOTO/Tentoi t’i vinte flakën vetes, Fatime Gashi: Herën e dytë do jetë...

FOTO/Tentoi t’i vinte flakën vetes, Fatime Gashi: Herën e dytë do jetë fatale, edhe djali ka dashur të hidhet nga ura

Pak ditë më parë u krijua panik në Durrës, kur një e moshuar tentoi që t’i vinte flakën vetes në sheshin “Liria”. Fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit që njoftuan Policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë

Sot në emisionin ” Shqipëria Live” ishte e ftuar Fatime Gashi, e cila tregon arsyet e saj që e shtynë t’i vërë flakën vetes.

Ajo u shpreh se ka kërkuar ndihmë gjithandej dhe askush nuk e ka ndihmuar, vetëm i kanë mbyllur dyert.

Tentoi t’i vinte flakën vetes, Fatime: Herën e dytë do

“Kam 30 vite e martuar, 10 vite me burrin dhe 20 vite ka që ka vdekur. Kërkojnë ndihmë ekonomike, kam një pension 75 mijë lek. Edhe djali njëherë ka punë dhe njëherë jo. Kur ka punë punon, kur  nuk ka, nuk punon. Shkoj në Bashki, nuk na përgjigjen, askund nuk na përgjigjet. Jam në Durrës më qira, deri dje i kam paguar se punonte djali në një firmë që u falimentua dhe tani punon veç ku t’i dalë”, tha ajo.

Fatime shtoi se ka marrë edhe kredi pasi është e sëmurë, vuan nga migrena. Madje tregon se edhe djali i saj 25-vjeçar ka tentuar disa herë që të vrasë veten, por që e ka ndaluar ajo.

Tentoi t’i vinte flakën vetes, Fatime: Herën e dytë do

“Ka tentuar të hidhet nga ura, të varet. Unë i kam thënë djalit shumë herë që të mos e bëjë një veprim të tillë. Unë e mora këtë vendim se u acarova shumë për 3 jave, ku hyra në shumë dyer dhe askush nuk na shpërfilli. Vetëm na përzënë. Djali ka tentuar nga fukarallëku, ai nuk është i sëmurë. Nuk kam patur ndihmë as nga familja e burrit dhe as e imja. E prandaj është acaruar djali”, tha zonja.

Fatime u shpreh se po ju dha edhe njëherë mundësia e dytë, ajo do ta vrasë veten dhe nuk do e mendojë dy herë.

Tentoi t’i vinte flakën vetes, Fatime: Herën e dytë do

“Nëse nuk më japin zgjidhje në bashki, unë e bëj prapë dhe nuk e kam problem për jetën time. Kjo mundësi do të jetë fatale për mua. Mua më dhimbset vetëm djali im”, përfundoi zonja, e cila kërkoi ndihmë për shtëpi dhe djalin e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular