BallinaBotaKina bën thirrje për forcimin e lidhjeve me ShBA-në pas vendimit të...

Kina bën thirrje për forcimin e lidhjeve me ShBA-në pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë dialogun dhe komunikimin për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Zëdhënësi e tha këtë në një konferencë të përditshme për shtyp në përgjigje të një pyetje mbi rezultatet e konfirmuara të zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së, pasi Joe Biden zyrtarisht tejkaloi 270 vota elektorale të nevojshme për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë pas votimit të Kolegjit Zgjedhor të hënën.

“Kina ka parë rezultatin e zgjedhjeve,” tha Wang, duke shtuar se presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi më 25 nëntor një mesazh urimi Joe Biden-it për zgjedhjen si president i ardhshëm ShBA-së.

Wang bëri thirrje që dy palët të mbështesin frymën e jo-konfliktit, jo-konfrontimit, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të dobishëm, të përqendrohen në bashkëpunim dhe të trajtojnë dallimet, për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.(Çang Çuo/Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular