BallinaEkonomiRritet paga minimale, qeveria vendos: Nga 1 janari do të jetë...

Rritet paga minimale, qeveria vendos: Nga 1 janari do të jetë…

Qeveria ka vendosur te rrise pagen minmale nga 1 janar 2021.  Qeveria me anë të një VKM ka vendosur rritjen e pagës minimale. Nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 000 lekë, nga 26000 lekë që është tani

Këshilli i ministrave vendosi: 

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular