BallinaKronikeU gjetën të coptuar në valixhe, zbulohen detaje tronditëse për çiftin shqiptar:...

U gjetën të coptuar në valixhe, zbulohen detaje tronditëse për çiftin shqiptar: shkuan për të kërkuar fëmijët…

Personat që shihni në foto janë Shpëtim dhe Teuta Pasho, çifti shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar e të futur në tre valixhe në Itali.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen makaber të tyre, që ishin shpallur të humbur në vitin 2015. Sipas tabulateve telefonike, Teuta ka folur për herë të fundit me të motrën e saj, më 1 nëntor të vitit 2015, ndërsa kur e motra e ka telefonuar sërish një ditë më vonë, ajo nuk i është përgjigjur.

Sipas mediave italiane, çifti shqiptar kishin shkuar në Itali për të gjetur fëmijët e tyre, ndërsa valixhet me trupat u gjetën pranë burgut Solliçiano, ku djali i tyre vuante dënimin për trafik droge. Hetimet e deritanishme tregojnë se vrasja e tyre mund të jetë edhe një mesazh për tëbirin.

Para se të vriteshin, ata janë dhunuar në mënyrë barbare, ku më së shumti pre e dhunës ka qenë gruaja. Autopsia ka treguar se burri ka vdekur nga një prerje në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht, pasi kishte thyerje të shumta në fytyrë, kokë e brinjë.

Ata mendohen se janë vrarë të paktën dy vite më parë dhe valixhet me trupat janë hedhur nga nja automjet në lëvizje. Ajo që solli identifikimin e çifti ishte një tatuazh në trupin e burrit, një spirancë, ku ishte shkruar emri i qytetit të Vlorës dhe inicialet e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular