BallinaAktualitetArdian Muka: Një përrallë me port 2 miliardë eurosh!

Ardian Muka: Një përrallë me port 2 miliardë eurosh!

Nga Ardian Muka

Nje perralle me port 2 miliard eurosh !!
Sa here afrohen zgjedhjet ne keto 8 vitet e fundit ,parlamentare apo lokale qofshin ato ,qytetaret me syte nga Qeveriu presin Ate , BaboRama Natalen ,qe ti sjelle pakot per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri (lexo per zgjedhjet parlamentare apo lokale ).
Dhe Ai nuk zhgenjen !!
Kete vit elektoral nxorri nga thesi i dhuratave nje port te Ri per Durresin , prej 2 miliarde eurosh .
Per ta vendosur ne Pemen e Genjeshtrave pakon e Re ,kesaj radhe kishte ftuar dhe Ali Babane nga Abu Dabi i larget ,tigrin e Rindertimit e kukullen e Bashkise Durresit .
U lodhen shume ti benin vend ne Pemen e Genjeshtrave sepse akoma aty rendonin pakot e premtimeve te vitit 2013 per Europortin e Shengjinit ,edhe ai 2 miliarde euro ,…pakot e 2015 te Vangjush Dakos per Mega portin e jahteve ne shetitoren e Durresit ,2 miliarde euro edhe ai ,…pakon e 2016 per portin e Ri te Shengjinit ,5 miliarde euro …
E teksa perpiqeshin perpara i doli dhe peshqeshi i Gjysh Erdoganit per 2000 apartamentet e Rindertimit ,ndihme per Durresin e shkaterruar nga termeti .E meqe miku i Larget i Abu Dabit ishte aty perse te mos vendoste edhe nje pako me genjeshtra me 2000 apartamente te tjera ne Peme !!??
U tha u be .
E ndersa Pema rendohej me pakot e Reja ,aty ishin edhe pakot me genjeshtrat per 300000 vende te reja pune ,edhe ato te shendetesise falas ,edhe pakot per rritjet 2 e 3 fish te rrogave e pensioneve aty ishin ,bashke me ato te zhvillimit ekonomik 2 shifror ,dhe te Integrimit Europian te Shqiperise …Aty ishin te tera ,te zvenitura tashme .
Por Miku nga Larg prandaj kish ardhur ,te perpiqej ti Ndriconte ato bashke me Ramalloin …e per kete ndricuan me te kuqe dhe kullen Peme Burj Khalifa ne Abu Dabin e Larget ,duke kujtuar se me lugen bosh dhe premtimet vezulluese miliarda euroshe do te genjejne perseri qytetaret e varfer , por te zgjuar , te ketij vendi .
Dhe qytetaret testin gjeneral e bene me rrezimin e Pemeve plastike perpara kryeministrise ,ne sheshet e Durresit,Lezhes,Shkodres .
Pemen e Madhe te Genjeshtres e kane lene ta shkulin nga rrenjet diten e testit final,me 25 prill !!
Dhe keshtu do behet …

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular