BallinaAktualitetE trishtë/ Ishin të martuar për 61 vjet, vdesin nga koronavirusi të...

E trishtë/ Ishin të martuar për 61 vjet, vdesin nga koronavirusi të kapur për dore

Karolina e Veriut arriti një tjetër rekord të zymtë me 98 vdekje brenda 24 orësh nga Covid 19. Deri tani, gati 6000 vetë kanë humbur jetën nga pandemia në këtë shtet.

Mes tyre janë edhe Sherwood Pope dhe gruaja e tij, Doris. I biri, Shelton Pope rrëfen se prindërit e tij ishin të martuar prej 61 vjetësh.

Sipas tij, e ëma kishte nisur të ndihej keq pas Ditës së Falënderimeve.

E trishtë/ Ishin të martuar për 61 vjet, vdesin nga koronavirusi

Ajo rezultoi e prekur nga koronavirusi dhe shumë shpejt, mezi merrte frymë. Nuk vonoi shumë, dhe u pa se Sherwood gjithashtu ishte infektuar. Të dy u dërguan në spitalin UNC Rex, ku shtretërit e tyre u vendosën pranë njëri tjetrit.

“Ishte gjëja më e vështirë që dikush duhej të bënte. … Ata vdiqën duke u kapur për dore. Me sa duket, babai u largua i pari, dhe nëna një apo dy minuta më vonë”, tha Shelton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular