BallinaAktualitet“Erdhi pa dëshirë”/Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat, “përplaset” me Ramën për emërimin e...

“Erdhi pa dëshirë”/Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat, “përplaset” me Ramën për emërimin e Çuçit si ministër

Sandër Lleshaj në fjalën e tij të rokadës së ministrave të Brendshëm ka zbuluar një prapaskenë të emërimit të pasardhësit të tij.

Sipas Lleshajt, Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij në postin e ministrit të Brendshëm.

“Shpresoj se Rama të jetë i plotësuar dhe jo i zhgënjyer nga puna ime. Kam pasur një brengë e madhe se kur do tja dorëzoj çelësin, kam dorëzuar shumë çelësa. Do të doja që të jepja këtë se në këtë post vjen që vjen dhe vdes për t’u bërë ministër, jamë i sigurt që ky kusht do të shkojë mirë. E kam çekuar më vonë e kam mësuar se Bledi Çuçi se s’ka pasur dëshirë të tij të vij në këtë post. Jam i lumtur që ka ardhur ai për të shërbyer”, tha Lleshaj, i cili zbuloi një prapaskemnë.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili ka ndërhyrë, e ka thënë se duhet të saktësonte diçka.

“Sa për ta saktësuar, Çuçi ka ardhur pa dijeninë e tij, dhe se nuk ka pasur mundësi ta thotë se sa dëshirë të madhe që ka për këtë detyrë”, tha Rama.

Ndërsa Çuçi replikoi më qetë duke shtuar se “në politikë është si në dramaturgji, jo se si hyn aktori, por ka rëndësi dalja nga skena e aktorit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular