BallinaShow BizzFlet 22-vjeçari shqiptar që mahniti Jennifer Lopez: U "shokova" kur pashë që...(FOTO)

Flet 22-vjeçari shqiptar që mahniti Jennifer Lopez: U “shokova” kur pashë që…(FOTO)

Ardit Nreca është 22-vjeçari nga Kosova që këto ditë është bërë viral në rrjetet sociale, pas mbështetjes së Jennifer Lopez.

Por si ka ndodhur e gjitha kjo? Ai ka postuar në “TikTok-un” e tij një video kërcimi me këngën e fundit të Jennifer Lopez, “In dhe morning”, ku dhe i ka bërë tag këngëtares së famshme. Ylli, jo vetëm që ka reaguar ndaj tij duke e komentuar (I love this baby) dhe bërë follow, por është frymëzuar nga kërcimi i të riut shqiptar Ardit Ndreca dhe e ka hapur sfidë botërore kërcimin në Instagramin e saj dhe në TikTok.

Prej atij mëngjesi duket se është plotësuar dhe një nga ëndrrat e tij i cili prej vitesh është një fans i zjarrtë i JLO.

Arditi foli në “Wake Up”, ku tregoi emocionet pas mbështetjes që mori nga një yll botëror si Jennifer Lopez.

“Kur hapa telefonin pashë që kisha njoftime pa masë edhe thashë çfarë po ndodh. Kur shoh shoqëria më kishte shkruar që JLO ka përzgjedh kërcënimin tënd, ka bërë repost vallëzimin tënd. Për një moment isha i shokuar, nuk dija ku të fokusohesha.

Nuk është hera e parë, unë kam ‘fun page’ për JLO dhe në njërin prej tyre, aty i kam bërë një urim këtë vit për çmimin që mori dhe ajo ka komentuar dhe më ka falënderuar.

Këtë herë është më ndryshe, më personale. Është ndjenjë krejt tjetër, ku sheh që idhulli yt sheh kërcimin tënd dhe e vlerëson. JLO është një njeri i thjeshtë, e gjen gjithmonë kohën për të uruar fansat e saj për ditëlindje”, rrëfeu ai.

Flet 22-vjeçari shqiptar që mahniti Jennifer Lopez: U

Flet 22-vjeçari shqiptar që mahniti Jennifer Lopez: U

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular