BallinaAktualitetKrisje tek maxhoranca? Kush është ish-ministrja e PS që votoi kundër Bledi...

Krisje tek maxhoranca? Kush është ish-ministrja e PS që votoi kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit

Jo të gjithë deputetët e maxhorancës kanë votuar pro dy ministrave të rinj të qeverisë Rama. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publik votimin në seancë plenare, ku rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, ka dalë kundër linjës së Partisë Socialiste.

Ish-ministrja Mimi Kodheli ka votuar kundër emërimit të Bledi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomit në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Po ashtu kundër ka votuar edhe Adriatik Alimadhi, Korab Lita dhe Zef Shtjefni.

Por Taulant Balla tha në Open se kjo duhet të jetë një lapsus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular