Në Kinë u inaugurua një linjë e re hekurudhore për transportin e mallrave drejt Evropës, që lidh qytetin Xuzhou, në provincën lindore të Jiangsu, me terminalin më të madh të transportit tokësor në kontinentin e vjetër, i vendosur në qytetin e Duisburg, Gjermani, shkruan “Xinhua”.
Treni i parë në këtë itinerar u nis nga qyteti kinez më 14 dhjetor, me mallra me vlerë mbi 11 milionë juanë (afërsisht 1.68 milion dollarë), duke përfshirë pjesë këmbimi për makina dhe pajisje shtëpiake.
Treni do të lërë Kinën nga pikëkalimi i Erenhot, në kufi me Mongolinë, duke arritur në destinacion për rreth 23 ditë, pasi të ketë përshkuar rreth 13 mijë km.
Që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të “China State Railway Group Co. Ltd.”, numri i trenave të mallrave në shërbim në linjën Kinë-Evropë e ka kaluar shifrën 10.000. (Irma)
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2020/12/18/linje-e-re-trena-mallrash-nga-kina-ne-gjermani/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2020/12/18/linje-e-re-trena-mallrash-nga-kina-ne-gjermani/ […]
Comments are closed.