BallinaKronikeTronditëse/ Për 250 euro, dy të mitur rrahin për vdekje të moshuarin

Tronditëse/ Për 250 euro, dy të mitur rrahin për vdekje të moshuarin

spot_img
spot_img

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një burrë i moshuar, 86-vjeç, u rrah për vdekje nga dy të mitur.

Sipas mediave greke, i moshuari jetonte vetëm, ndërsa të mitur, një djalë dhe një vajzë, 12 dhe 14-vjeç iu futën në shtëpi dhe e rrahën atë egërsisht me grushte e shkelma, i morën 250 euro dhe u zhdukën.

86-vjeçari u dërgua në spital, por humbi jetën katër ditë më vonë. Hetimet zbuluan se autorët ishin romë, të cilët u nxitën nga gjyshi dhe gjyshja e tyre.

Policia e Sigurimit të Selanikut skanoi kamerat e zonës dhe pas 12 ditësh ata arritën të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë fëmijët, të cilët rrëfyen dhe përshkruan të gjithë skenën e tmerrit.

Ata u arrestuan në Ano Poli dhe me paratë blenë një zinxhir ari. Të miturit do të transferohen në një institucion riedukumi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular