BallinaAktualitetFOTO/Shkodra sërish në protestë: 'Na nën dhe e ju mbi dhe, të...

FOTO/Shkodra sërish në protestë: ‘Na nën dhe e ju mbi dhe, të fitum prapë jena ne!’

Shkodranët kanë vendosur të mblidhen sërish sot në një protestë në sheshin “Luigj Gurakuqi” të qytetit në orën 11:00, kundër dhunës dhe vrasjeve policore e padrejtësive, duke marër shkak nga vrasja e të riut Klodian Rasha në Tiranë më 8 dhjetor.

Një parullë ku shkruhet “Na nën dhe e ju mbi dhe, të fitum prapë jena ne! Të shtunën ora 11:00 shihemi këtu” është shpalosur pranë monumentit të Luigj Gurakuqit. Këtë parullë e ka publikuar në Fb e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi me këtë shënim: “Rinia, shpresa e besimi për të ardhmen në vendin tim!”

Forca të shumta policie kanë rrethuar institucionet, duke filluar nga Prefektura e Qarkut Shkodër.

Një javë më parë, qytetarët shkodranë morën pjesë në një marshim paqesor, që në fund devijoi në trazira me djegien e zyrave të Partisë Socialiste. Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi, u distancua nga ky akt në emër të qytetarëve dhe protestuesve të denjë duke deklaruar se nuk përkrahin kurrë përçarjet politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular