BallinaAktualitetPërkujtohet Lëvizja Studentore '90, Basha: Do të plotësojmë dëshirën dhe amanetin tuaj:...

Përkujtohet Lëvizja Studentore ’90, Basha: Do të plotësojmë dëshirën dhe amanetin tuaj: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Eshtë përkujtuar lëvizja studentore e vitit 1990. Mes protagonistësh të atyre ngjarjeve dhe praninë e kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha, dhjetoristët kanë kujtuar ato ditë sa të vështira të përballjes me regjimin aq dhe të bukura, sepse solllën rrëzimin e diktaturës më të egër në Europën Lindore, regjimit hoxhistë që e kishte çuar Shqipërinë në mjerim, si dhe burgosur dhe pushkatuar me mijra shqiptarë për qëndrimet e tyre politike.
Këtë takim përkujtimor, ndonëse në kushtet e Pandemisë, e hapi një prej dhjetoristëve z.Arben Muça i cili më pas i dha fjalën kreut të PD.
Në fjalën e tij z.Lulzim Basha nder te tjera tha se “lëvizja studentore ’90 ka kryer ndryshimin më historik të shekullit të kaluar dhe që është ndryshimi më historik në këto 120 vite. Ju përfaqësonin, heroin, herozimin me historik që sollët ndryshimin e regjimit politik në Shqipëri që bëri të mundur rrugëtimin drejt ëndërrës europiane. Uroj gjithësecilin prej jush në emrin tim dhe PD për atë që keni dhënë për këtë vend. Ju jeni heronjtë e ndryshimit të 1990 dhe shtysa për ta çuar deri në fund dëshirën dhe amanetin tuaj “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Jam i përkushtuar ta çojmë deri në fund amanetin tuaj dhe ju garantojë në emrin dhe të të Partisë Demokratike.
Në këtë përkujtim morën fjalën dhe kujtuan momente nga 8 dhjetori dhe Dashamir Shehi, Ajet Ramçej, Muharrem Çobo, Mhill Geci, Paulin Papleka, Bislim Ahmetaj, Osman Mula , Nebil Çika Ardian Elezi, Vullnet Spahiu dhe mbylljen e aktivitetit e bëri z.Spiro Cura. Kjo darkë zyrtare u shtrua në kujtim nga studentët e dhjetorit 1990.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular