Në këtë lokal, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Roland Bicerri po luante bilardo me shokët e tij, kur papritur humbi jetën.
Ai u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga djali i tij 7 vjeçar, gjithashtu i pranishëm në lokal. Burri e kishte lënë armën e shërbimit në një çantë të vogël dhe në atë moment arma është marrë nga i biri.
Ka qenë një shkrepje e vetme që goditi efektivin, duke i marrë jetën pak momente më vonë.