BallinaAktualitetI mbetën tek dera Qazim Rashës, Bledi Çuçi me kupolën e policisë...

I mbetën tek dera Qazim Rashës, Bledi Çuçi me kupolën e policisë viziton familjen e Klodianit

Ministri i sapoemëruar i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vizituar këtë të dielë familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha.

Në vizitën që ka zgjatur rreth 10 minuta, Çuçi është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Çuçi ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt.

Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, i cili e ndoqi pranë banesës së tij, pasi e vuri re se kishte thyer orën policore. Vrasja që tronditi vendin u pasua nga protesta të dhunshme që zgjatën për 7 ditë.

Në familjen Rasha ka shkuar më herët Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular