BallinaAktualitet“Më gjuajtën me shkelma në komisariat”/Pedagogu Donald Martini: Do ti hedh në...

“Më gjuajtën me shkelma në komisariat”/Pedagogu Donald Martini: Do ti hedh në gjyq. Kërkoj reagim edhe nga…

Pedagogu Donald Martini, një prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili u ndalua dje nga policia ka treguar dhunën që policia ka ushtruar në komisariat.

Në një intervistë për News 24 ai tha se njëri prej policëve i ka gjuajtur në shpullë, kurse shton se kur u ul i gjuajtën edhe me shkelm.

Martini shton se ka dalë sot në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, ndërsa vlerëson se në Shqipëri ndodh që të vritesh edhe pa ndonjë motiv.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha pak dhimbje.

Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë “po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, deklaroi pedagogu Martini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular