BallinaBotaOrizore 6000-vjeçare zbulohen në Kinën Lindore

Orizore 6000-vjeçare zbulohen në Kinën Lindore

Arkeologët kanë njoftuar se kanë gjetur hapësira të mëdha parahistorike të orizit, me më të vjetrat që datojnë më shumë se 6000 vjet më parë, në provincën Zhejiang të Kinës lindore.

Instituti i relikteve kulturore dhe arkeologjisë së Zhejiang tha se orizoret, të zbuluara në qytetin Yuyao, kanë dhënë njohuri të rëndësishme mbi shoqërinë parahistorike përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Yangtze, bën të ditur “Xinhua”.

Orizoret u përkasin tri epokave. Gungat më të vjetra, që shfaqin kreshta, datojnë 4300 p.e.s., gjatë fazës së hershme të kulturës Hemol të Neolitit. Në pellgjet relativisht më të reja, që datojnë 3700-3300 p.e.s., studiuesit gjetën kreshta artificiale dhe natyrore, të përbëra nga shirita të ngritura të përdorura si rrugë.

Në fushat më të fundit, që datojnë nga viti 2900-2500 p.e.s., në epokën e kulturës Liangzhu, arkeologët gjetën kreshta në formën e një “#” dhe disa ishin të kompletuara me rrugë dhe sisteme ujitjeje. Instituti njoftoi se zbulimi i brezoreve sugjeronte që bujqësia e orizit ishte një shtyllë ekonomike në kulturat e hershme kineze, si Hemudu dhe Liangzhu. (Elona/Foto nga chinanews)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular