BallinaKronikeDetaje/Në gjendje kritike, i plagosuri në Himarë niset drejt Tiranës

Detaje/Në gjendje kritike, i plagosuri në Himarë niset drejt Tiranës

Ditën e sotme, një person i paidentifikuar është gjetur me dëmtime në kokë, fraktura dhe prerje të thellë në fyt në Himarë.

Sipas informacioneve, personi është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit dhe më pas është lajmëruar policia dhe ambulanca.

Ai është transportuar në spitalin e Vlorës, por ky i fundit e ka nisur drejtë Tiranës, pasi gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë

“Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular