Feriti i është drejtuar emisionit “Historia Ime” në Tv Klan për të kërkuar ndihmë për nipërit e tij, pasi ata dhe gruaja e djalit të tij jetojnë në kushte ekstreme. Djali është zhdukur në Greqi dhe që prej vitit 2014 nuk ka kontakte me të. Feriti thotë se nipërit kanë kërkesat e tyre, por ai nuk ka mundësi t’ja plotësojë pasi ka vetëm një pension.74-vjeçari vjen në studio për t’i dërguar nipërve një mesazh dashurie dhe shpreson se ky emision do t’i japë mundësinë që tani në fundvit të gëzojë zemrat e nipërve të tij, të dy djemve dhe të një vajze.
Mirela Milori: Pra informacioni i fundit që ke për djalin është se e ke gjallë, do ketë ndërruar identitet mesa kuptoj, do ketë ndërruar emër dhe mbiemër që nuk gjendet dhe nuk do të lidhet me ju. Tani djali la pas 3 fëmijë, nusja kur u kthye në 2014 erdhi tek ju?
Ferit Çela: Po, ndenji 3 vjet tek mua, vitin e katërt iku. Hapi gjyqin, u nda dhe vajti në Patos me qira. Flinte nëpër zgëqet me 20-30 mijë lekë. Bëra kërkesë në bashkinë e Patosit, i dhanë një dhomë dhe një kuzhinë.
Mirela Milori: Punonte nusja?
Ferit Çela: Tani punon. Nuk e di sa merr 180 apo 280 mijë, por do paguajë qiranë, shtëpinë ia dhanë bosh fare dhe është në gjendje shumë të keqe.
Mirela Milori: A është rimartuar apo jo?
Ferit Çela: Jo, jo.
Mirela Milori: Pse u nda nga djali të ka thënë arsyen?
Ferit Çela: Ku e dinë unë, ata ishin Greqi, nusja nuk më asnjë gjë, as gjysmë fjale.
Mirela Milori: Raporti me nusen ka qenë i mirë?
Ferit Çela: Nusen e kam flori unë moj, çunat i kam flori. Për nipërit dhe mbesën me del shpirti.
Mirela Milori: I ke rritur.
Ferit Çela: Dhe janë në gjendje të keqe shumë. Nipi që është i vogël 14 vjeç, punon shumë, më thotë çfarë pune ke gjyshi i bëj unë. Është punëtor i ka ngjarë të atit, ka qenë inxhinier ndërtimi. Mbrëmë më tha, gjyshi unë nuk të vij më e i thashë pse, Klajdi ka telefon më tha, Vera ka, vetëm unë nuk kam. Do më blesh mua një telefon? I thashë ta ble gjyshi, e më tha e dua para Vitit të Ri. Nusja ka hyrë 1 milion lekë borxh në bankë.
Mirela Milori: Po njerëzit e saj e ndihmojnë?
Ferit Çela: Jo ata janë shumë të këputur.
Mirela Miroli: Po ti me çfarë jeton?
Ferit Çela: Unë kam pension. Unë kam ardhur sot vetëm për kalamajtë.
Mirela Milori: Sa vjeç janë?
Ferit Çela: I madhi 18 vjeç, çupa 16 vjeç dhe i vogli 14 vjeç. /tvklan.al